Rregullat e Privatësisë
(Ky dokument për herë të fundit është përditësuar me 05.03.2023)
Falemnderit që keni zgjedhur ti bashkoheni Flexdemy. Ne në Flexdemy (“Flexdemy”, “ne”, “jona”), respektojmë privatësinë tuaj dhe duam që ju ta kuptoni se si ne i marrim, ruajm, dhe i shpërndajmë të dhënat tuaja. Ky dokument i Rregullave të Privatësisë mbulon praktikat tona të mbledhjes së të dhënave dhe shpjegon të drejtat e juaja krahas të dhënave tuaja personale.
Përderisa ne nuk ndërlidhemi me Rregulla tjera të Privatësisë, në të kundërtën këto Rregulla te Privatësisë aplikohen për secilin vizitor të faqes, aplikacioneve apo platformave që ndërlidhen me Flexdemy si pjesë e AnM Creative L.L.C.
Me përdorimin e shërbimeve tona, ju pranoni që këto Rregulla te Privatësisë të aplikohen tek ju. Nëse ju nuk dëshironi që këto rregulla të aplikohen tek ju, apo nëse nuk pajtoheni me to atëher ju mund të zgjidhni të mos i përdorni Shërbimet tona.
Të dhënat personale të mbledhura
Ne mund të mbledhim dhe ruajmë informacion rreth vizitorëve të faqes sonë të internetit, duke përfshirë IP adresat, vendndodhjen gjeografike, burimin e trafikut, faqet e vizituara, kohën e qëndrimit në faqen tonë dhe informacione të tjera të ngjashme.
Ne gjithashtu mund të mbledhim informacion shtesë nëse vendosni të regjistroheni për të marrë njoftime nga faqja jonë, përfshirë emrin, adresën e email-it dhe informacione të tjera të tilla.
Përdorimi i të dhënave personale
Ne përdorim të dhënat personale të mbledhura për të ofruar përmbajtjen tonë të internetit dhe për të përmirësuar përvojën e vizitorëve. Të dhënat personale gjithashtu mund të përdoren për të ndjekur aktivitetin e vizitorëve në faqen tonë dhe për të mbikëqyrur përformancën e faqes sonë.
Për ruajtjen e të dhënave personale të vizitorëve tanë, ne mund të përdorim shërbime të treta, siç janë shërbimet e anketimit dhe analitikat e vizitorëve.
Ndarja e të dhënave personale
Ne nuk ndajmë të dhënat personale me palë të treta për qëllime marketingu, reklamash ose ofertash të tjera të ngjashme. Të dhënat personale mund të ndahen vetëm me palë të treta për qëllime të autorizuara, siç është për procesimin e pagesave.
Siguria e të dhënave personale
Ne ndërmarrim masat e nevojshme për të mbrojtur të dhënat personale të vizitorëve tanë nga akseset e paautorizuara, humbjet ose përdorimi i paligjshëm.