Back

Kushtet e Përdorimit

Këto Kushte te Përdorimit (“Kushtet”, “Kushte”, “Rregulla”) së fundmi janë përditësuar më 22.04.2023 .

Misioni ynë si Flexdemy është përmirësimi i jetës nëpërmjet mësimit. Ne mundesojmë gjdokënd, në gjdo vend të krijojë material edukues (instruktorët), dhe qasjen në këtë material (studentët). Ne e konsiderojmë modelin tonë të tregut si mënyrën më të mirë për të ofruar përmbajtje të vlefshme edukative për përdoruesit tanë. Ne kemi nevojë për rregulla për të mbajtur platformën dhe shërbimet tona të sigurta për ju, ne, dhe komunitetin tonë të studentëve dhe instruktorëve. Këto Kushte aplikohen për të gjitha aktivitetet tuaja në faqen e internetit Flexdemy, dhe shërbimet e tjera të lidhura (“Shërbimet“).

Nëse ju dëshironi të publikoni ndonjë kurs në platformën e Flexdemy, atëher ju duhet ti pranoni edhe Kushtet e Instruktorëve. Ne poashtu kemi shtuar detaje mbi procesimin e të dhënave tuaja personale në faqen Rregullat e Privatësisë.

1. Llogaria (“Akonti”, “Account”)

Ju nevojitet një llogari për shumicën e aktiviteteve në platformën tonë. Mbani fjalëkalimin tuaj në një vend të sigurt, sepse ju jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që lidhen me llogarinë tuaj. Nëse dyshoni se dikush tjetër po përdor llogarinë tuaj, na njoftoni duke kontaktuar Ekipin tonë të Mbështetjes. Për të përdorur Flexdemy, duhet të keni arritur moshën e konsentit për shërbime online në vendin tuaj.”

Ju nevojitet një llogari për shumicën e aktiviteteve në platformën tonë, duke përfshirë blerjen dhe qasjen në përmbajtjen apo dërgimin e përmbajtjes për publikim. Kur krijoni dhe mirëmbani llogarinë tuaj, duhet të siguroheni dhe të vazhdoni të siguroheni me informacion të saktë dhe të plotë, duke përfshirë një e-mail adresë valide. Ju keni përgjegjësi të plotë për llogarinë tuaj dhe për gjithçka që ndodh në llogarinë tuaj, duke përfshirë dëmet ose dëmtimet (neve apo ndokujt tjetër) të shkaktuara nga dikush që përdor llogarinë tuaj pa lejen tuaj. Kjo do të thotë se duhet të jeni të kujdesshëm me fjalëkalimin tuaj. Ju nuk mund të transferoni llogarinë tuaj në emër të dikujt tjetër ose të përdorni llogarinë e dikujt tjetër. Nëse na kontaktoni për të kërkuar qasje në një llogari, nuk do t’ju japim këtë qasje, përveç nëse mund të na siguroheni informacionin që nevojitet për të provuar se jeni pronari i asaj llogarie. Në rastin e vdekjes së një përdoruesi(/e), llogaria e atij (asaj)  përdoruesi do të mbyllet.

Nuk mund të ndani informacionin tuaj të hyrjes në llogari me askënd tjetër. Ju përgjegjëni për gjithçka që ndodh në llogarinë tuaj dhe Flexdemy nuk do të ndërhyjë në mosmarrëveshjet midis studentëve ose instruktorëve që kanë ndarë kredencialet e hyrjes në llogari. Duhet të na njoftoni menjëherë nëse mësoni se dikush tjetër mund të përdor llogarinë tuaj pa lejen tuaj (ose nëse dyshoni për ndonjë shkelje të sigurisë etj), duke kontaktuar Ekipin tonë të Mbështetjes. Ne mund të kërkojmë disa informacione nga ju për të konfirmuar se ju jeni vërtet pronari i llogarisë suaj.

Studentët dhe Instruktorët duhet të jenë të paktën 18 vjeç në mënyrë që të mund të krijojnë një llogari në Flexdemy, dhe të mund të përdorin Shërbimet.

Studentët nën moshën 18 vjeçare duhet të kenë aprovimin prindëror apo të personit që është përgjegjës për përkujdesjen e tyre.

Si instruktor, nga ju mund te kërkohet një mjet identifikimi përpara së të aprovohet publikimi i përmbajtjes në Flexdemy.
Në rast se ju dëshironi të mbyllni llogarinë tuaj ne Flexdemy, atëher kërkesën tuaj mund ta parashtroni në emailin info@flexdemy.al . Për një periudhë prej 14 ditësh, të gjitha të dhënat e juaja në platformën tonë do të fshihen.

2. Qasja në përmbajtje

Në Flexdemy, do te keni qasje në një gamë të gjërë kursesh online. Përdoruesit janë të detyruar të mos përdorin përmbajtjen tonë në mënyrë të paligjshme, dhe nuk mund ta shpërndajnë, modifikojnë, kopjojnë, ose të krijojnë përmbajtje të njëjtë. Nëse zbuloni një përmbajtje që shkel këtë rregull, duhet të na njoftoni menjëherë.

3. Pagesat dhe kushtet e Rimbursimit

Përdoruesit e “Flexdemy” duhet të paguajne për të pasur qasje në kursin (kurset) që duan te ndjekin, dhe poashtu të pranojnë kushtet e pagesave. Në raste të caktuara, ne mund të ofrojmë rimbursim për një kurs të caktuar, por kushtet janë të treguara në mënyrë të qartë përpara blerjes së kursit. Ju lutemi të lexoni kushtet tona me kujdes përpara se të blini një kurs.

4. Përmbajtja dhe rregullat e sjelljes

Flexdemy është një platformë e sigurt dhe të përditësuar rregullisht për të ndarë dhe shpërndarë informacion dhe kurse të rëndësishme për përdoruesit e saj. Për të siguruar një ambient të sigurt dhe të përgjegjshëm për të gjithë përdoruesit, ne kërkojmë që të gjithë përdoruesit të ndjekin rregullat e sjelljes.

Ju nuk mund të hyni ose përdorni Shërbimet ose të krijoni një llogari për qëllime të paligjshme. Përdorimi juaj i Shërbimeve dhe sjellja në platformën tonë duhet të jetë në përputhje me ligjet ose rregulloret lokale ose kombëtare të vendit tuaj. Ju jeni vetëm përgjegjës për njohjen dhe pajtueshmërinë me ligje dhe rregullore të tilla që janë të zbatueshme për ju.

Nëse jeni student, Shërbimet ju mundësojnë t’u bëni pyetje instruktorëve të kurseve ose përmbajtjeve të tjera ku jeni regjistruar dhe të postoni komente për përmbajtjen. Për një përmbajtje të caktuar, instruktori mund t’ju ftojë të paraqisni përmbajtje si “detyrë shtëpie” ose teste. Mos postoni ose paraqisni asgjë që nuk është e juaja.

Nëse jeni instruktor, mund të dërgoni përmbajtje për publikim në platformë dhe gjithashtu mund të komunikoni me studentët që janë regjistruar në kurset tuaja ose në përmbajtje të tjera. Në të dyja rastet, ju duhet t’i përmbaheni ligjit dhe të respektoni të drejtat e të tjerëve: nuk mund të postoni asnjë kurs, pyetje, përgjigje, rishikim ose përmbajtje tjetër që shkel ligjet ose rregulloret lokale ose kombëtare të vendit tuaj. Ju jeni vetëm përgjegjës për çdo kurs, përmbajtje dhe veprim që postoni ose ndërmerrni nëpërmjet platformës dhe Shërbimeve dhe pasojat e tyre. Sigurohuni që i kuptoni të gjitha kufizimet e të drejtave të autorit të përcaktuara në Kushtet e Instruktorit përpara se të paraqisni ndonjë përmbajtje për botim në Flexdemy.

Nëse na njoftohet se kursi ose përmbajtja juaj shkel ligjin ose të drejtat e të tjerëve (për shembull, nëse konstatohet se shkel pronësinë intelektuale ose të drejtat e imazhit të të tjerëve, ose ka të bëjë me një aktivitet të paligjshëm), nëse zbulojmë se përmbajtja ose sjellja juaj shkel Udhëzimet tona të Besimit dhe Sigurisë, ose nëse besojmë se përmbajtja ose sjellja juaj është e paligjshme, e papërshtatshme ose e kundërshtueshme (për shembull nëse imitoni dikë tjetër), ne mund ta heqim përmbajtjen tuaj nga platforma jonë. Flexdemy është në përputhje me ligjet e të drejtave të autorit. Shikoni Politikën tonë të Pronësisë Intelektuale për më shumë detaje.

Flexdemy ka diskrecion në zbatimin e këtyre Kushteve dhe Udhëzimeve tona të Besimit dhe Sigurisë. Ne mund të kufizojmë ose të ndërpresim lejen tuaj për të përdorur platformën dhe Shërbimet tona ose të ndalojmë llogarinë tuaj në çdo kohë, me ose pa njoftim, për ndonjë arsye ose asnjë arsye, duke përfshirë çdo shkelje të këtyre Kushteve, nëse nuk paguani ndonjë tarifë në kohën e duhur, për kërkesa mashtruese për rimbursim, me kërkesë të organeve të zbatimit të ligjit ose agjencive qeveritare, për periudha të zgjatura pasiviteti, për çështje ose probleme të papritura teknike, nëse dyshojmë se jeni përfshirë në aktivitete mashtruese ose të paligjshme, ose për ndonjë arsye tjetër sipas gjykimit tonë. Pas çdo përfundimi të tillë, ne mund të fshijmë llogarinë dhe përmbajtjen tuaj dhe mund t’ju ndalojmë nga qasja e mëtejshëm në platformë dhe përdorimin e Shërbimeve tona. Përmbajtja juaj mund të jetë ende e disponueshme në platformë edhe nëse llogaria juaj është mbyllur ose pezulluar. Ju pranoni që ne nuk do të kemi asnjë përgjegjësi ndaj jush ose ndonjë pale të tretë për mbylljen e llogarisë suaj, heqjen e përmbajtjes suaj ose bllokimin e qasjes tuaj në platformën dhe shërbimet tona.

Regjistrohuni tani